Gjiganti francez, Paris Saint-Germain, ka shprehur interesim për sulmuesin suedez të Newcastlet, Alexander Isak.
24-vjeçari është duke kaluar formë të mirë ndërsa ka shënuar 16 gola në 30 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.
Isak shihet si zëvendësues i Kylian Mbappes i cili pritet t’i bashkohet në verë skuadrës së Real Madridit.
Sulmuesi i Suedisë me Newcastlen ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Newcastlet iu bashkua në gusht të vitit 2022 nga Real Sociedadi.