Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Isak, favorit për sulmin e Barcelonës

Isak

Alexander Isak është prej sulmuesve më në formë aktualisht në ligat evropiane të futbollit, ndërsa në Spanjë shkruajnë se Barcelona e ka atë të parin në listën e dëshirave për ta transferuar në verë.

Lajmi se Isak është në planet e Barcelonës për ta transferuar në verë, është bërë i ditur nga “AS”.

Madje, mediumi spanjoll ka shtuar tutje se Barcelona e ka përcjellë atë qëkur ishte pjesë e Real Sociedadit.

Isak pjesë e Newcastlet në Premier Leaguen e Anglisë është prej vitit 2022.

Ai i ka zhvilluar 54 gola për Newcastlen në total, ndërsa ka kontribuuar edhe me nëntë asistime, në 95 paraqitje në të gjitha garat.

Edhe Alexander Isak aktivizohet në “Fadil Vokrri” Futboll 10 muaj më parë Alexander Isak aktivizohet në “Fadil Vokrri”

Me Suedinë i ka realizuar 15 gola në 50 paraqitje.

Isak, që e përfaqëson Suedinë, shihet si zëvendësues i Robert Lewandowskit.