Sulmuesi i Real Sociedadit, suedezi Alexander Isak ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Angli. Arsenali është vetëm një prej shumë skuadrave nga Premier League që kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar.
Isak te Arsenali po shihet si përforcim i duhur dhe zëvendësim për francezin Alexandre Lacazette që pritet të largohet nga ekipi londinez. Isak ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2026 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 80 milionë eurosh.
Ai para dy vjetësh iu bashkua ekipit spanjoll nga Borussia Dortmundi për 15 milionë euro dhe këtë sezon ka tri paraqitje në La Liga.