Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për sulmuesin Alexander Isak. Lajmi është bërë i ditur të premten nga “Mundo Deportivo”.
Bëhet e ditur se krerët e Madridit pritet së shpejti ta kontaktojnë Real Sociedadin për çështjen e sulmuesit suedez.
22-vjeçari është njëri prej sulmuesve më të vlerësuar në La Liga dhe te Reali po shihet si opsion i mirë për sulmin.
Ai ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2026 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 90 milionë eurosh.
Reprezentuesi i Suedisë është pjesë e Sociedadit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi. Sezonin e fundit, ai shënoi dhjetë gola në të gjitha garat.