Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali favorit për Isakun

Arsenali po shihet favorit në garën për sulmuesin e Real Sociedadit, suedezin Alexander Isak.

Bëhet e ditur se Arsenali i ka ofruar ekipit nga La Liga rreth 40 milionë euro për transferimin e Isakut në janar, pasi trajneri Mikel Arteta po insiston për një sulmues.

Finalizimi i marrëveshjes thuhet se pritet të bëhet gjatë këtij muaji dhe Isak është i gatshëm për ta vazhduar karrierën në Premier League.

Ai këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime në 21 ndeshje në të gjitha garat për Sociedadin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026. Para se t’i bashkohet ekipit spanjoll në vitin 2019, 22-vjeçari ka bërë karrierë edhe te Borussia Dortmundi, Willem II e AIK-u.

Artikuj të ngjashëm