Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona kërkon Isakun e Sociedadit

Barcelona ka shprehur interesim për sulmuesin e Real Socidedadit, Alexander Isak, raporton të martën “Sport”.

“Blaugranët” presin ta bindin 22-vjeçarin t’i bashkohet gjatë verës, nëse nuk arrijnë ta transferojnë sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haalandin.

Sulmuesi i Suedisë ka shënuar tetë gola në 24 paraqitje në të gjitha garat për Sociedadin këtë sezon dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.