Skuadra e Barcelonës është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Mason Greenwood. “Mundo Deportivo” shkruan se Barcelona po e rivalizon Atletico Madridin për anglezin 22-vjeçar, i cili është në pronësi të Manchester Unitedit.
Greenwood para fillimit të këtij edicioni është huazuar te Getafe dhe po shkëlqen në La Liga, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha.
Në 13 paraqitje në të gjitha garat për Getafen, Greenwood ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 3 asistime. Getafe ka opsionin e blerjes së tij për pesë milionë euro, por Barcelona dhe Atletico janë gati të ofrojnë më shumë për transferimin e tij në fund të edicionit.
Greenwood ka kontratë me Manchester Unitedin deri në verën e vitit 2025.