Mesfushori Marc Casado pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë afatit kalimtar veror.
Lajmin e ka bërë të ditur të dielën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Spanjolli Casado po kërkon një klub ku do të ketë më shumë hapësirë për të luajtur.
Edhe Barcelona është e hapur që ta lë të lirë Casadon.
22-vjeçari në edicionin e fundit në të gjitha garat luajti 1397 minuta.
Romano ka raportuar se disa skuadra nga Evropa por edhe nga Arabia Saudite kanë shprehur interesim për Casadon.
Edhe
Marca: Rodri i thotë “po” Barcelonës
Vendimi përfundimtar se ku do të transferohet i takon mesfushorit me tipare defensive.
22-vjeçari është zhvilluar si futbollist te Barça. Pjesë e skuadrës së parë është nga viti 2024.
Casado me Përfaqësuesen e Spanjës ka dy ndeshje të luajtura.