Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, duhet të vendosë nëse do t’i bashkohet Real Madridit apo Barcelonës. Natyrisht, mesfushori duhet të marrë këtë vendim nëse vendosë të largohet nga Manchester City, shkruan BBC.
30-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me Cityn dhe ende nuk ka nënshkruar kontratë të re.
Reali ka kohë që ka shfaqur interesim për yllin spanjoll, por burime të ndryshme i kanë thënë BBC-së se Barcelona është bashkuar në garë për transferimin e tij.
Rodri ka munguar në shumicën e kohës në edicionin 2024/2025 për shkak të një lëndimi të gjurit. Edhe edicioni i kaluar nuk ishte i lehtë për Rodrin për shkak të lëndimit.
Por ai shfaqi më të mirën në Kupën e Botës dhe u shpall lojtari më i mirë. E udhëhoqi Spanjën drejt titullit të botës.