Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona monitoron situatën e Rodrit

Rodri

Barcelona po e ndjek me interes zhvillimin e situatës së mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, raportojnë të hënën mediumet spanjolle.

Sipas raportimeve, gjiganti katalunas nuk ka nisur negociatat për transferimin e reprezentuesit të Spanjës, por po monitoron nga afër çdo zhvillim të mundshëm në rast se ai vendos të largohet nga City.

Barça është e gatshme që të paguajë rreth 50 milionë euro për kartonin e Rodrit. 

Megjithatë, objektivi i drejtuesve të Barçës mbetet transferimi i një qendërsulmuesi dhe përforcimi i repartit defensiv.

30-vjeçari Rodri ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit të ardhshëm. 

Fituesi i Topit të Artë është prej mesfushorëve më të vlerësuar në futbollin evropian.

Edhe Zyrtare, Rodri i bashkohet Barcelonës Futboll Zyrtare, Rodri i bashkohet Barcelonës

Për mesfushorin me tipare defensive ka shprehur interesim edhe Real Madridi. 

Rodri muajin e kaluar e fitoi Kupën e Botës me Spanjën.