Juventusi është duke planifikuar që në afatin kalimtar veror ta përfshijë Edon Zhegrovën në marrëveshje për transferimin e Mason Greenwoodit. Greenwoodi aktualisht është pjesë e Marseillet, skuadrës që ishte shumë e interesuar për transferimin e Zhegrovës në verën e kaluar.
“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar të mërkurën se “zonja e vjetër” synon transferimin e anglezit, duke paguar një shumë të parave dhe duke e përfshirë futbollistin e Kosovës në shkëmbim.
Çmimi i Greenwoodit është afro 50 milionë euro. Sipas mediumit të njohur italian, Juventusi do të tentojë ta ulë këtë shifër duke ia ofruar klubit francez edhe Zhegrovën, që nuk ka pasur hapësira në këtë edicion te “bardhezinjtë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZhegrova 27-vjeçar i ka luajtur 475 minuta në këtë edicion në 23 ndeshje, por nuk ka shënuar apo asistuar ende me fanellën e gjigantit italian.
Ndërkohë, 24-vjeçari Greenwood, në 42 ndeshje i ka 25 gola e dhjetë asistime me Marseillen.