Manchester Unitedi nuk do të bëjë plane me Mason Greenwoodin pjesë të tyre.
Kështu ka shkruar të mërkurën mediumi anglez “Daily Star”.
Sulmuesi 22-vjeçar është i huazuar te skuadra e Getafes deri në verën e vitit 2024.
Në Spanjë, Greenwoodi ka shënuar një gol në pesë ndeshje të ligës.
Ai ka zhvilluar në total 129 ndeshje për “djajtë e kuq”.
Ka pasur paraqitje mbresëlënëse dhe është vlerësuar shumë, pasi ka shënuar 35 gola dhe ka dhuruar 12 asistime.
Greenwood me Anglinë e ka një paraqitje, ndërsa me Unitedin ka kontratë deri në vitin 2025.
Por klubi i madh anglez në fund të edicionit mund ta shesë përfundimisht lojtarin.
Greenwood në fillim të vitit të kaluar ishte akuzuar për përdhunimin dhe sulmin ndaj një 18-vjeçareje. Por doli i pafajshëm në fillim të këtij viti.