Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bellinghami këshilloi Greenwoodin të transferohej në Spanjë

Trajneri i Getafes, Jose Bordalas, ka bërë të ditur se ka qenë ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, ai i cili e këshilloi Mason Greenwoodin të transferohej në Spanjë nga Manchester Unitedi.

Sulmuesi 21-vjeçar u lirua nga skuadra angleze në fund të këtij afati kalimtar veror.

Për Greenwoodin interesim kishin shprehur skuadra nga Italia, Turqia dhe Arabia Saudite, por përfundoi si i huazuar te Getafe për një edicion.

“Greenwood është shok me Bellinghamin dhe ai e këshilloi të vinte në ligën spanjolle”, ka thënë trajneri Bordalas për “Radio Marca”.

Greenwood nuk ka luajtur për Unitedin që prej janarit të vitit të kaluar, pas arrestimit për dyshimin e dhunimit, sulmit dhe kontrollit.

Edhe Unitedi dëshiron shitjen e Greenwoodit Futboll Unitedi dëshiron shitjen e Greenwoodit

Ai u lirua nga akuzat në shkurt të këtij viti dhe i është lejuar ta vazhdojë karrierën profesionale.

Greenwood ka shënuar 22 gola në Premier League.