Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona futet në garë për Gordonin

Anthony Gordon

Barcelona i është bashkuar Bayernit në garë për sulmuesin e Newcastle Unitedit, Anthony Gordon.

Sipas BBC, kampionia e Spanjës ka shfaqur interesim për reprezentuesin e Anglisë dhe është në bisedime me Newcastlen për një marrëveshje potenciale.

Ndonëse Barcelona ka pasur kufizime financiare në vitet e kaluara, klubi është në gjendje të shpenzojë çdo para që gjenerohet nga shitja e lojtarëve.

Bayerni tashmë ka diskutuar me Newcastlen me Gordonin.

Klubi anglez kërkon të paktën 70 milionë funte për sulmuesin me të cilin ka kontratë deri në vitin 2030.

Edhe Gordoni afër zyrtarizimit te Barcelona, jepen detaje të reja Futboll 1 muaj më parë Gordoni afër zyrtarizimit te Barcelona, jepen detaje të reja

25-vjeçari Gordon më herët ishte tek Evertoni.

Me Anglinë i ka dy gola në 17 paraqitje.