Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gordon nga Barcelona: Jam shumë i lumtur

Anthony Gordon

Anthony Gordon është në Barcelonë. Dhe pritet të zyrtarizohet si transferimi i parë i verës për skuadrën nga Katalunja. 

Ai i ka nisur testet mjekësore në orën 4 pasdite në “Hospital de Barcelona”. Anglezi Gordon ka pasur bisedë të shkurtër me gazetarë pas arritjes. 

Ka thënë se ndihet shumë i lumtur.  Gordon do të flas për media të premten nëse çdo gjë shkon sipas planit. 

Barcelona pritet ta finalizojë transferimin e tij për 70 milionë euro, plus 10 të tjera bonuse, varësisht nga paraqitjet e tij dhe nëse fitohen trofe.  Ai pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare. 

Gordon ishte kërkesë e trajnerit Hansi Flick.  Menjëherë pasi të përfundohet transferimi i tij, Gordon do t’i bashkohet Anglisë për përgatitje për Botërorin 2026.