Bayern Muncheni ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Newcastle Unitedit, Anthony Gordon, shkruan gazetari i “TalkSport”, Ben Jacobs.
Klubi bavarez po kërkon të forcojë sulmin për edicionin e ardhshëm duke nënshkruar me Gordonin.
Bayerni ka filluar të punojë për marrëveshjen për të sjellë Gordonin në “Allianz Arena”.
Bavarezët janë në bisedime me Newcastlen për të arritur marrëveshje.
Newcastle kërkon rreth 87 milionë euro për kartonin e reprezentuesit të Anglisë.
Sulmuesi i krahut të majtë është pjesë e Newcastlet nga viti 2023 kur u transferua nga Evertoni për 45 milionë euro.