Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Saibari do t'i bashkohet Bayernit

Ismael Saibari

Bayern Muncheni ka arritur marrëveshje me PSV Eindhovenin për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, Ismael Saibari. 

Saibari me bavarezët do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2031. 

Bayerni do të paguajë rreth 55 milionë euro për kartonin e marokenit. 
Saibari do të bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e PSV-së, shkruan të hënën “Goal”.

Ai do t’u nënshtrohet testeve mjekësore në SHBA, para se të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Bayernit. 
Saibari aktualisht është i grumbulluar me Marokun për Kupën e Botën.