Sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, do të vazhdojë të luajë në kampionatin e Holandës. Avdijaj të enjten ka firmosur për një vit me skuadrën Willem II, me opsion për vazhdim të bashkëpunimit edhe për një vit tjetër.
Ai te Willem II është transferuar nga Schalke, te e cila skuadër nuk ia doli asnjëherë të depërtojë, përkatësisht të stabilizohet, shkruan sot Koha Ditore.
Avdijaj 21-vjeçar, gjysmën e fundit të edicionit të kaluar e kaloi në kampionatin holandez, si lojtari i huazuar nga Schalke te Roda. Skuadra e tij e re e mbylli edicionin e kaluar në pozitën e 13-të. Avdijaj kishte kontratë me Schalken deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa së fundi ishte pjesë e ekipit U-23 të klubit të njohur gjerman. Schalke ka thënë se nuk do të bëjë të ditura detajet e transferimit.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)