Sulmuesi kosovar, Donis Avdijaj, është i lumtur me formën që po kalon në Bundesligën e Austrisë. Por ai nuk e di të ardhmen e tij.
Të mërkurën u raportua se Avdijaj mund të kthehet të luajë në Gjermani. Sulmuesi 26-vjeçar u huazua te Hartbergu në Bundesligën austriake nga Zuerichu zviceran.
Ai të enjten për KOHËN ka thënë se ende nuk ka asgjë konkrete. “Kam lexuar edhe unë, por nuk e di se çka do të ndodhë. Sivjet po më ecë shumë mirë. Por nuk di asgjë më shumë se që është shkruar për mua”, ka thënë Avdijaj. Ai ka shënuar tetë gola dhe pesë asistime në 12 ndeshje për Hartbergun. Avdijaj, 26-vjeçar, ka ndërruar shumë skuadra nga viti 2014 kur debutoi për Schalken. Pas Schalkes luajti për dhjetë skuadra të tjera, përfshirë edhe kthimin e tij te Hartbergu. Pra, ka luajtur për Schalken, Sturm Grazin, Rodën, Willem II, Trabzonsporin, Heartin, Emmenin, Limassolin, Zuerichun dhe Hartbergun.