Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdijaj mund të kthehet të luajë në Gjermani

Me Donis Avdijajn, FC Zuerich bëri një nga transferimet më të dështuara verën e vitit të kaluar, shkruan “Blick” të mërkurën.

Sulmuesi nuk u zhvillua kurrë me kampionët e vitit të kaluar dhe më pas u huazua te TSV Hartberg në Bundesligën austriake në janar, prej ku edhe kaloi në Zvicër. Huazimi skadon në verë. Dhe, kosovari ka një qëllim të qartë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai nuk dëshiron domosdoshmërish të kthehet në klubin e Zuerichut, ai është i interesuar të kthehet në Gjermani.

Tetë gola dhe pesë asistime në 12-të ndeshje për Hartbergun, nuk janë statistika të këqija. Avdijaj 26-vjeçar ka ndërruar shumë skuadra nga viti 2014 kur debutoi për Schalken. Pas Schalkes luajti për dhjetë skuadra tjera, përfshirë edhe kthimin e tij te Hartbergu.

Pra ka luajtur për Schalken, Sturm Grazin, Rodën, Willem II, Trabzonsporin, Heartin, Emmenin, Limassolin, Zuerichun dhe Hartbergun.