Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdijaj nuk e di nëse do të kthehet në Zvicër

Sulmuesi kosovar, Donis Avdijaj, nuk e di nëse do të kthehet te Zuerichu pas përfundimit të sezonit aktual.

Avdijaj me Zuerichun e Zvicrës ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Ai është huazuar Hartbergu në Austri deri në fund të sezonit.

“Tani jam me Hartbergut dhe i jam përkushtuar plotësisht kësaj detyre. Qëllimi im për momentin është ta përfundoj në mënyrën më të mirë sezonin. Dua të nxjerr më të mirën. Nuk kam menduar se si duhet të duket e ardhmja ime. Do të flas me menaxherin tim në javët dhe muajt e ardhshëm. Aktualisht dua vetëm të vazhdoj zhvillimin tim këtu”, ka thënë Avdijaj.

26-vjeçari ka shënuar dy gola në tri paraqitje në Bundesligën austriake.