Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra holandeze, Willem II. Lajmin është bërë i ditur të hënën në faqen zyrtare të klubit.
Në njoftimin e klubit holandez është bërë e ditur se shkëputja e menjëhershme e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme, raporton KTV.
22-vjeçari te Willem II u transferua gjatë verës së vitit të kaluar nga Schalke, por u largua për shkak të problemeve disiplinore dhe fizike.
Së fundi është raportuar se skuadra zvicerane Luzern ka shprehur interesim për ta transferuar sulmuesin kosovar.