Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Schalke mund ta kthejë Avdijajn

Donis Avdijaj mund të kthehet të luajë sërish te Schalke. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse, Schalke mbetet në Bundesliga 2 edhe për një periudhë, shkruan sajti gjerman “Wa.de”.

Edhe Avdijaj më herët ka shprehur dëshirën për t’u kthyer sërish te skuadra e Schalkes.

Avdijaj është pjesë Hartbergut në Austri. 25-vjeçari me klubin austriak ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ai këtë edicion në Bundesligën e Austrisë ka shënuar tri gola dhe ka asistuar një herë. Te Schalke sulmuesi i Kosovës është zhvilluar, por nuk arriti të shkëlqejë në ekipin e parë.