Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdijaj pret të kthehet te Schalke

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, pret të kthehet te skuadra e Schalkes. Ai ka thënë se Schalke është shtëpia e tij.

Sulmuesi 21-vjeçar aktualisht është i huazuar te skuadra e Holandës, Roda. Për këtë edicion nuk ishte në planet e skuadrës gjermane, shkruan sot “Koha Ditore”.

Avdijaj ishte i pranishëm në ndeshjen e ekipit të dytë të Schalkes kundër skuadrës së dytë të Arminia Bielefeld. “Unë jam këtu në chalke, kjo është shtëpia ime”, ka thënë Avdijaj.

Këtë edicion për Rodan ka shënuar një gol në gjashtë ndeshje të kampionatit holandez.

“Synimi ynë është që ta sigurojmë mbijetesën. Është e rëndësishme që ne nuk jemi në pozitën e fundit dhe mund t'ia dalim”, është shprehur Avdijaj.

Artikuj të ngjashëm