Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico pas mbrojtësit të Unitedit

Atletico Madridi është në kërkim të një mbrojtësi të krahut për ta zëvendësuar Kieran Trippierin, që u transferua te Newcastle.

Sipas “AS” drejtuesit e klubit spanjoll do të tentojnë transferimin e Diogo Dalotit nga Manchester Unitedi.

22-vjeçari mund të largohet nga “Djajtë e Kuq”, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ralf Rangnick.

Portugezi këtë sezon ka luajtur vetëm 457 minuta në Premier League.

Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2023.

Sezonin e shkuar ishte i huazuar te Milani.