Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trippier i etur të kthehet në Premier League

Kieran Trippier është i etur për një rikthim në Premier League, kanë njoftuar mediume të ndryshme në Angli. Raportohet se futbollisti anglez kërkon largimin nga Atletico Madrid për t’u transferuar te ndonjë skuadër elitare e Anglisë.

Interesim për 31-vjeçarin e krahut të djathtë kanë shprehur Manchester United dhe Newcastle.

Ai me ekipin spanjoll ka kontratë deri në qershor të vitit 2023, kurse pjesë e Atleticos është që prej vitit 2019. Te spanjollët u transferua nga Tottenhami. Në Angli ai ka bërë karrierë edhe në Burnley.

Artikuj të ngjashëm