Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kieran Trippier pritet t’i bashkohet Newcastle Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë raportuar mediumet britanike të mërkurën.
Madje, thuhet se Trippier do të jetë transferimi i parë te Newcastle i trajnerit Eddie Howe.
Për 31-vjeçarin, ekipi anglez është i gatshëm t’i paguajë Atletico Madridit 25 milionë euro.
Trippier ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në vitin 2023, por dëshira e tij është që të kthehet në futbollin anglez. Ai këtë sezon ka 15 paraqitje në të gjitha garat për Atleticon, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Tottenhami.
Interesim për Trippierin, gjithashtu ka shfaqur edhe Manchester Unitedi.