Newcastle Unitedi ka bërë përforcimin e parë gjatë afatit kalimtar të janarit. Skuadra angleze ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të krahut Kieran Trippier nga Atletico Madridi.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me klubin anglez.
31-vjeçari është shprehur i lumtur me rikthimin në Premier League. Drejtuesit e klubit të Newcastle kanë premtuar se do të vazhdojnë të përforcojnë ekipin për pjesën e mbetur të sezonit.
Trippier gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te Tottenhami dhe Burnley.