Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle arrin marrëveshje me Atleticon për Trippierin

Newcastle ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e mbrojtësit anësor Kieran Trippier.

Klubi i Premier Leagues së Anglisë do të paguajë 14.5 milionë euro plus bonuse për mbrojtësin anglez, raporton BBC.

31-vjeçari do të jetë transferimi i parë i Newcastlet me pronarët e rinj nga Arabia Saudite dhe i pari për trajnerin e ri Eddie Howe që e ka marrë drejtimin në nëntor.

Trippier, që iu bashkua klubit të La Ligas, Atleticos në vitin 2019 nga Tottenhami, do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të mërkurën.