Newcastle Unitedi ka refuzuar edhe ofertën e dytë të Bayern Munichut për mbrojtësin e krahut të djathtë, Kieran Trippier ka njoftuar ESPN të mërkurën.
Bayerni kishte ofruar 15 milionë për transferimin e Trippierit këtë muaj, por ekipi anglez po kërkon të paktën 20 milionë euro për kartonin e tij. Bayerni është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë dhe Trippier po shihet si përforcim i duhur për këtë pozitë, ndërsa pëlqehet edhe nga trajneri Thomas Tuchel.
33-vjeçari është pjesë e Newcastlet prej janarit të vitit 2022 kur iu bashkua nga Atletico Madridi dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Në 28 ndeshje të luajtura këtë edicion në të gjitha garat, ai ka bërë tetë asistime.