Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni me ofertë për Mukielen

Bayern Munichu i ka bërë ofertë zyrtare Paris Saint-Germainit për shërbimet e mbrojtësit Nordi Mukiele, raporton “L’Equipe” të dielën.

Gazeta franceze bën të ditur se Bayerni ka ofruar 20 milionë euro për transferimin e 26-vjeçarit gjatë këtij muaji.

Marrvëeshja mes klubeve mund të arrihet javën tjetër, pasi edhe Mukiele ka shprehur interesim për t’iu bashkuar Bayernit.

Ai është i pakënaqur me minutazhën e tij këtë edicion dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin nga Parisi. Deri më tani, Mukiele ka dhjetë paraqitje këtë edicion, ndërsa me Parisin ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai iu bashkua ekipit francez në verën e vitit 2022 nga skuadra e Leipzigut.

Artikuj të ngjashëm