Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni pret oferta për Kimmichun

Joshua Kimmich

Bayern Muencheni është i hapur për ta shitur gjatë verës mesfushorin gjerman, Joshua Kimmich. Mesfushori dëshiron t’i bashkohet njërës prej pesë skuadrave të mëdha evropiane, Manchester Cityt, Arsenalit, Liverpoolit, Real Madridit ose Barcelonës.

29-vjeçari ka prishur raportet me disa prej drejtuesve të klubit gjerman dhe ka kërkuar largimin nga Bayerni gjatë verës së këtij viti.

Pjesë e Bayernit, Kimmich është prej vitit 2015. Ishte transferuar nga skuadra tjetër gjermane, Stuttgart.

Në edicionin aktual Kimmich ka shënuar një gol dhe ka asistuar shtatë herë në 30 ndeshjet në të gjitha garat. Për Gjermaninë ka shënuar gjashtë gola në 82 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm