Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kimmich kërkon largimin nga Bayerni

Joshua Kimmich ka kërkuar largimin nga Bayern Muencheni për shkak të prishjes së marrëdhënies me trajnerin Thomas Tuchel.

Gazeta e madhe gjermane “Bild” ka bërë të ditur se Kimmich po mendon largimin në verë, për shkak mosmarrëveshjeve që ka pasur javëve të fundit me trajnerin gjerman.

Për reprezentuesin gjerman interesim së fundi kanë shprehur Paris Saint-Germaini, Liverpooli dhe Manchester Cityt. Futbollisti 29-vjeçar me Bayernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Ai për gjigantin gjerman ka luajtur 16 ndeshje në Bundesligë këtë edicion, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me tri asistime. Për Gjermaninë, ka shënuar gjashtë gola në 82 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm