Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kimmich do të largohet nga Bayerni

Joshua Kimmich pritet të largohet nga skuadra e Bayernit me të përfunduar edicioni aktual, përcjell “Kicker” të mërkurën. Bëhet e ditur se 28-vjeçari tashmë ka njoftuar Bayernin për vendimin e tij, pasi është në kërkim të një sfide të re në karrierë.

Ai është pjesë e Bayernit prej vitit 2015, kur iu bashkua nga Stuttgarti dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Kimmich mund të luajë si mesfushor dhe mbrojtës krahu, ndërsa situatën e tij thuhet se po e monitoron Barcelona.

Ekipi spanjoll është gati të bëjë ofertë për kartonin e tij, i cili vlerësohet mbi 60 milionë euro.

Kimmich këtë edicion ka 7 gola e 11 asistime për Bayernin në të gjitha garat, ndërsa është edhe kapiten i Përfaqësueses së Gjermanisë.