Manchester City dhe Liverpooli janë në garë për transferimin e Joshua Kimmichit gjatë verës së këtij viti.
Mesfushori 29-vjeçar ka kërkuar largimin nga Bayerni, skuadër me të cilën ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Gjermani me fanellën e Bayernit në 29 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe ka asistuar gjashtë herë.
Bayernit iu bashkua nga Suttgarti në vitin 2015. Por Kimmich preferon të luajë në ndonjë kampionat tjetër nga edicioni i ardhshëm.
Për Gjermaninë, Kimmich ka shënuar gjashtë gola në 82 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm