Manchester City po i prin garës për shërbimet e mesfushorit të Bayern Munichut, Joshua Kimmich.
“Bild” raporton të martën se City është favorit për shërbimet e gjermanit pasi ka tejkaluar Manchester Unitedin, Liverpoolin dhe PSG-në. Mësohet se edhe Kimmich po dëshiron që karrierën ta vazhdojë te skuadra e Cityt për të punuar sërish me trajnerin Pep Guardiola.
City pritet që në fund të këtij edicioni të bëjë ofertë zyrtare për 28-vjeçarin dhe thuhet se për transferimin e tij do të ofrojë rreth 50 milionë euro. Kimmich ka njoftuar Bayernin së në verë do të largohet dhe për këtë arsye ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2025.
Ai është pjesë e Bayernit prej vitit 2015, ndërsa këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka bërë gjashtë asistime në 20 paraqitje.