Pas Barcelonës, edhe Manchester City ka shprehur interesim për mesfushorin e Bayern Munichut, Joshua Kimmich. “Bild” shkruan të mërkurën se drejtuesit e Cityt po e bëjnë gati ofertën për Kimmichin, të cilin po duan ta transferojnë me të përfunduar edicioni aktual.
Është trajneri Pep Guardiola që po e kërkon futbollistin gjerman, me të cilin ka punuar kur ishte në krye të Bayernit. Kimmich do të largohet në verë nga Bayerni dhe këtë e ka konfirmuar edhe klubi bavarez, që për kartonin e tij po kërkon të paktën 60 milionë euro.
28-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 6 herë në 20 paraqitje. Ai është pjesë e Bayernit prej vitit 2015, ndërsa ka luajtur edhe për Stuttgartin e Leipzigun.