Kampioni i Anglisë, Manchester City ka shprehur interesim për mesfushorin e Bayern Munichut, Joshua Kimmich. “Sky Sports” raporton të dielën se City po e përgatit ofertën për transferimin e reprezentuesit të Gjermanisë në verën tjetër.
City do të ofrojë deri në 60 milionë euro për ta bindur Bayernin në lirimin e tij. Është trajneri i Cityt, Pep Guardiola që po insiston në transferimin e 28-vjeçarit, me të cilin ka punuar te skuadra gjermane.
Kimmich ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025, ndërsa është i gatshëm të largohet nga bavarezët për ta vazhduar karrierën diku tjetër. Këtë edicion, Kimmich, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës krahu, ka bërë 5 asistime në 11 paraqitje për Bayernin. Para se t’i bashkohet Bayernit në vitin 2019, Kimmich ka luajtur edhe për Stuttgartin e Leipzigun.