Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni nxjerr në shitje Kimmichun

Joshua Kimmich po e luan edicionin e tij të fundit me fanellën e skuadrës së Bayern Munichut. “Bild” ka raportuar se Kimmich do të largohet nga skuadra bavareze në verën e vitit të ardhshëm. Në fakt, drejtuesit e Bayernit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje 28-vjeçarin dhe për kartonin e tij po kërkojnë rreth 70 milionë euro. Arsyeja e këtij veprimi është se Kimmich ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayernin që i skadon në vitin 2025 dhe ekipi gjerman nuk po dëshiron ta humbë falas.

Kimmich është pjesë e Bayernit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Stuttgarti, ndërsa ka luajtur edhe për skuadrën e Leipzigut. Në 20 ndeshje të luajtura këtë edicion në të gjitha garat, Kimmich ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 6 asistime.

Artikuj të ngjashëm