Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni interesohet për Trippierin

Bayern Munichu ka shprehur interesim për reprezentuesin e Anglisë, Kieran Trippier, raporton të premten “Kicker”. Skuadra gjermane është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë dhe Trippier po pëlqehet shumë nga trajneri Thomas Tuchel.

Ai po shihet si përforcim i duhur në krah dhe Bayerni do të tentojë ta bindë Newcastle Unitedin në lirimin e tij gjatë këtij muaji.

Trippier ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin e ardhshëm dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro. Këtë edicion ai ka tetë asistime në 28 paraqitje, ndërsa karrierë ka bërë edhe tek Atletico Madridi, Tottenhami e Burnley.