Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni në garë për Thuramin

Bayern Munichu është futur në garë për mesfushorin Kephren Thuram, i cili është pjesë e ekipit Nice nga Franca. “L’Equipe” shkruan se Bayerni po synon ta mposht konkurrencën e fortë të skuadrave angleze për mesfushorin defensiv.

22-vjeçari pritet të largohet këtë verë nga skuadra franceze, e cila tashmë e ka nxjerr në shitje dhe për kartonin e tij po kërkon të paktën 60 milionë euro.

Ai ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025, ndërsa në vitin 2019 iu bashkua nga Monaco.

Thuram, i cili këtë vit debutoi me Përfaqësuesen e Francës, edicionin e fundit ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 8 asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm