Manchester City, Newcastle dhe Liverpooli janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit defensiv, Khephren Thuram, ka njoftuar të premten “Sky Sports”. Bëhet e ditur se tri skuadrat angleze po bëjnë gati ofertat për transferimin e Thuramit në afatin kalimtar të janarit.
Thuram ëshët pjesë e Nices dhe njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në rolin e tij në kampionatin e Francës. 22-vjeçari ka kontratë me skuadrën franceze deri në vitin 2025, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 40 milionë euro.
Thuram ka luajtur edhe te Monaco, ndërsa këtë edicion ka 6-të paraqitje në Ligue 1. Krahas ekipeve angleze, interesim për Thuramin ka shfaqur edhe Juventusi.
Artikuj të ngjashëm