Pasi siguroi shërbimet e Alexis Mac Allisterit, Liverpooli pritet që gjatë këtyre ditëve ta transferojë edhe një mesfushor tjetër. Bëhet fjalë për futbollistin e ekipit nga Franca, Nice, mesfushorin defensiv Khephren Thuram.
“FootMercato” raporton të premten se Liverpooli tashmë ka marrëveshje personale me Thuramin dhe po negocion me ekipin francez për lirimin e tij.
Mësohet se 22-vjeçari është pajtuar me kontratë pesëvjeçare te Liverpooli, ekip që për kartonin e tij ka ofruar 40 milionë euro.
Thuram ka pasur paraqitje të mira edicionin e fundit te skuadra franceze, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2025.
Në 48 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Thuram ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 8 asistime. Ai iu bashkua Nicet në vitin 2019 nga skuadra e Monacos.
Po ashtu, Thuram ka edhe një paraqitje me Përfaqësuesen e Francës.