Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thurami në janar drejt Italisë

Mesfushori defensiv, Kephren Thuram pritet të largohet nga skuadra e Nices për ta vazhduar karrierën në Serie A të Italisë. “L’Equipe” ka njoftuar të hënën se Thuram do t’i bashkohet skuadrës së Juventusit në afatin kalimtar të janarit. Bëhet e ditur se 22-vjeçari ka marrëveshje me Juventusin, ekip që pothuajse ka bindur Nicen në shitjen e tij. Për transferimin e Thuramit, Juventusi ka ofruar 45 milionë euro pasi francezi po pëlqehet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri.

Thuram ka bërë karrierë edhe te Monaco, ndërsa me Nicen ka kontratë deri në vitin 2025. Këtë edicion ai ka 7 paraqitje në Ligue 1, ndërsa në muajin mars ka debutuar edhe për Përfaqësuesen e Francës.

Artikuj të ngjashëm