Mbrojtësi i Manchester United, Diogo Dalot, është në kërkim të një klubi të ri, shkruan “Calciomercato” të martën.
Gazeta italiane pretendon se për portugezin është i interesuar Juventusi. Daloti do të jetë lojtar i lirë verën e vitit 2023, pasi i skadon kontrata me klubin anglez, por Unitedi e ka mundësinë e vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër.
Juventusi është i interesuar për Dalotin, pasi raportohet se do të lejojë largimin e Juan Cuadrados dhe Alex Sandros.