Mbrojtësi i krahut, Diogo Dalot ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura evropiane, të cilat po synojnë transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.
Barcelona, Milani e Juventusi janë disa prej skuadrave që po insistojnë për shërbimet e portugezit, shkruan ESPN të hënën.
21-vjeçari nuk është i interesuar për ta rinovuar kontratën me Manchester Unitedin dhe për këtë arsye pritet të largohet nga “Camp Nou”.
Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në fund të këtij edicioni, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Dalot sezonin e shkuar ishte i huazuar te Milani, ndërsa këtë edicion ka dy asistime në nëntë paraqitje për Unitedin në të gjitha garat për Unitedin.
Ai është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Porto.