Mbrojtësi i krahut, Diogo Dalot, nuk do të largohet nga Manchester Unitedi pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës. “The Sun” bën të ditur se Dalot do të jetë pjesë e ekipit anglez deri në vitin 2027 me rinovimin e kontratës, e cila do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.
Portugezi 23-vjeçar është në planet e trajnerit Erik ten Hag, i cili ka kërkuar nga klubi që ta mbajë për një periudhë edhe më të gjatë.
Dalot në 25 ndeshje në të gjitha garat ka 1 gol e 3 asistime për Unitedin. Ai është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2018, kur iu bashkua nga Porto, ndërsa për një sezon ishte i huazuar në Itali te skuadra e Milanit.
Artikuj të ngjashëm