Portieri që po kërkohet me ngulm nga Manchester Unitedi, Diogo Costa ka rinovuar kontratën me Porton, po ekipi anglez nuk ka hequr dorë nga shërbimet e tij.
Me rinovimin e kontratës, Costa do të jetë pjesë e Portos deri në verën e vitit 2027.
Edhe pse ka rinovuar kontratën, tek Unitedi nuk po heqin dorë nga transferimi i tij.
Është trajneri Erik ten Hag që po e dëshiron 23-vjeçarin me çdo kusht dhe Unitedi është i gatshëm të ofrojë mbi 40 milionë euro për kartonin e tij në fund të sezonit.
Costa prej vitit 2019 është pjesë e ekipit të parë të Portos, ndërsa edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira, ku ka luajtur në 17 ndeshje në të gjitha garat.
Ai vitin e shkuar ka debutuar edhe te Portugalia, ku ka regjistruar shtatë ndeshje deri më tani.