Portieri i Manchester Unitedit, David De Gea, ka vendosur ta vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin.
De Gea ishte në muajt e fundit të kontratës te kjo skuadër, por është shumë afër nënshkrimit të kontratës së re, ka shkruar “Forbes” të enjten.
De Gea e ka bindur me paraqitje trajnerin e ri Erik ten Hag, i cili është i vendosur që ta mbajë atë në skuadër. Spanjolli i prin garës për ta fituar çmimin “Dorëza e Artë” pasi ka 14 ndeshje pa pranuar gol deri në këtë fazë të këtij edicioni të Premier Leagues.