Kontrata e portierit të Manchester Unitedit, David de Gea, do të skadojë të premten në mesnatë dhe nuk është marrë ndonjë vendim nëse ai do të mbetet në “Old Trafford”.
Si rezultat i situatës së krijuar, De Gea do të mbetet futbollist i lirë në afatin kalimtar të verës.
Portieri spanjoll, 32-vjeçari De Gea, i kaloi 12 edicione në klub, ndërsa zhvilloi 545 ndeshje.
Në edicionin e fundit, katër herë lojtari më i mirë i Unitedit, e fitoi “Dorëzën e Artë” të Premier Leagues për herën e dytë. Ai e mbajti portën e paprekur në 17 raste.
De Gea mund të nënshkruajë kontratë të re me Unitedin më vonë, por edhe mund të largohet nga skuadra.
“Djajtë e kuq” kanë kërkuar ulje të pagës nga De Gea, i cili nga kontrata e nënshkruar në vitin 2019 përfiton 375 mijë funte në javë.